Milani ka mbërritur në Prishtinë në prag të takimit miqësor me kampionët e Kosovës, Ferronikelin, në një mbrëmje që do të hyjë në histori për futbollin dardan, pasi një emër i madh i kontinentit zbret për herë të parë në Kosovë. Kuqezinjtë e Milanos janë pritur me ovacione nga tifozë të shumtë që ishin pranë hotelit ku do të akomodohet skuadra e Xhampaolos, duke brohoritur dhe ndezur flakadanë.

Pikërisht trajneri i Milanit ka parashikur që ditën e sotme që bëjë debutimin nga minuta e parë edhe Rafael Leao, i sapoardhuri nga Lila, që do të bëjë repart me polakun Piontek dhe Suson që do veprojë pas shpinës së tyre. Gjithashtu edhe Kruniç mund të gjejë hapësirë në mesfushë, së bashku me Biljan dhe çalhanoglun, ndërsa në mbrojtje janë të konfirmuar Musakio e Romanjoli në qendër dhe Kalabria e Rodrigez nga krahët.

Sa i takon kampionëve të Kosovës, kjo do të jetë e para për trajnerin e ri, malazezin Dejan Vukiçeviq. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb