TIRANË

Ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Meta dekretoi sot shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” duke anuluar datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Meta po ashtu dha sot në një deklaratë për mediat edhe arsyet e shfuqizimit.

Ndërkohë nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi kanë thirrur mbledhjen e KQZ, sot në orën 12:00. Pasi dekreti i Presidentit dërgohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ai merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjithë subjekteve zgjedhore.

Dekreti
Dekreti

Meta theksoi sot se sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kanë nisur hapat për shkarkimin e Presidentit Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb