MALËSI E MADHE

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur në Malësi të Madhe.

Shtetasi Marsel Marina 28 vjeç ka plagë të rënda në këmbë ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm. Për shkak të terrenit të thyer malor i plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës nga vëllai i tij ndërsa do të dërgohet drejt Tiranës në spitalin ushtarak për mjekim të specializuar për shkak të plagës së rëndë.

Sipas dëshmisë të vëllait të plagosurit është shprehur se 28 vjeçari është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri. Dyshohet se plagosja ka ndodhur me çifte. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për ta zbardhur të plotë.

Sipas informacioneve zyrtare, “rreth orës 09:20, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, i dëmtuar me armë zjarri, në këmbë. Në bazë të deklarimeve të vëllait të shtetasit M. M., paraprakisht dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri pushkë, në mal.Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, është ngritur grupi hetimor, i cili vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb