Tre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin pritet të kthehen në Itali.

Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampedusa, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në portin e Shëngjinit.

Raportohet se i rrituri ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj edhe është vlerësuar se ai duhet të kthehet pas në Itali.

Në bordin e anijes që mbërriti sot në Shqipëri ndodheshin në total 49 emigrantë të paligjshëm me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb