SARANDE- Policia e Sarandës ka dhënë detaje për vdekjen e një foshnjë 4 muajshe një ditë më parë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një banesë në Konispol dhe foshnja e seksit mashkull që ka ndërruar jetë është F.SH.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është për shkaqe natyrale dhe materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se foshnja ishte e sëmurë nga zemra që në lindje. Pasi kishte shfaqur të vjella dhe bark, prindërit janë nisur me autobus nga Konispoli drejt spitalit të Sarandës.

“BalkanWeb” mëson se pas komplikacioneve, autobusi ndaloi në fshatin Livadhja dhe është pritur ardhja e ambulancës për t’i dhënë ndihmën e parë foshnjës. Ambulanca ka dërguar foshnjën në spital, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë rrugës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: