Roksana Janullatos, mbesa e Kryepeshkopit Anastas, ka mbajtur fjalën e saj në shërbesën që po mbahet në nder të Fortlumturisë së tij.

“Lejomëni t’u drejtohem vëllezërve të Shqipërisë. Vëllezërit e mi në emër të familjes ju falënderoj për dashurinë e treguar për xhaxhanë tonë gjatë tërë këtyre viteve. Për ne, ai është xhaxhai ynë që gjithmonë na ka mbështetur përmes fjalëve dhe lutjes. Ju e dini sa shumë e deshi popullin me të cilin jetoi për më shumë se 30 vite, popullin e Shqipërisë vendit që u bë Atdheu i tij i dytë.

Ne e dimë që Perëndi është dashuri. Kjo ishte jeta e Anastasit, dashuri, ofrim, drejtësi, vërtetësi, përulësi, përpjekje, guxim dhe shpresë.

Le të përpiqemi të ndjekim shembullin e tij që kishte dashuri për perëndinë e dashurisë.

Le të sjellim ndërmend se dashuria nuk bën dallim mes kombeve, racave dhe shteteve, dhe feve

Krishti u ngjall vëllezërit e mi”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb