TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjecar, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij për dhunë fizike dhe psikologjike. Në pranga ka përfunduar A.N 55 vjeç nga Bathorja, pasi mbesa e tij D.L 16 vjeç e ka kallëzuar për dhunë. Gjithashtu ndaj 16-vjecares është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.L, vjeç 16, pasi daja A.N, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjeç 55, banues në Bathore, pasi më datë 14.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës D.L, vjeç 16. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: