Mbesa e liderit fashist të Italisë Benito Musolinit, Alessandra Musolini, ka sulmuar në Twitter aktorin e njohur amerikano-kanadez Jim Carrey. Ky i fundit ishte tallur me Trump, duke thënë se “ai po ndjek politika fashiste si të Benito Musolinit”.

Aktori në llogarinë e tij në Twitter botoi një skicë në të cilën shihet Musolini dhe e dashura e tij Klareta, me mesazhin: “Nëse pyesni ku çon fashizmi, thjesht pyesni Benito Musolinin dhe të dashurën e tij Claretta”. Mediat amerikane shkruajnë se mesazhi ishte për presidentin amerikan Donald Trump.

Mirëpo, karikaturës së Jim Carrey iu përgjigj mbesa e Benitos, Alessandra Musolini. Ajo iu drejtua Carreyt, duke i thënë se është një bastard. Ajo mbrojti Trumpin, duke i thënë kreut amerikan të shtetit se “nuk duhet të shqetësohet për komentet e Jim Carrey”.

Për Alessandra Musolinin, Jim Carey foli në “mënyrë të ndyrë”.  Alessandra Musolini është deputete e Parlamentit Europian, ndërsa është ithtarë e ideve të gjyshit të saj, ish-liderit fashist italian.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb