KORÇË

Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit. Protestuesit  dhe simpatizantët ishin të shoqëruar edhe nga ish-deputetët e opozitës si Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.



Ata marshuan nga Grabovica drejt fshatit Cerrave, por kjo tentativë e tyre rezultoi e kotë, pasi eskorta e shefit të qeverisë arriti të kalojë pa shkaktuar asnjë incident.


Kryeministri Rama në orën 18:00 do të zhvillojë një tjetër takim me mbështetësit e selisë rozë në Pogradec, aty ku do të prezantohet edhe kandidati  i maxhorancës për bashkinë në fjalë.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: