TIRANË- Ministria e Bujqësisë parashikon të rishikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e rajonit (CEFTA) në mënyrë që të mbështesë prodhimin vendas gjatë pikut të sezonit duke i vënë barriera importeve.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh sot se, problemet që kanë ndodhur deri më tani, ku prodhimi vendas jo në pak raste kalbet apo shitet nën kosto, ndodh pikërisht se nuk janë marrë masat e duhura kundrejt importit.

Ndaj në këto kushte, tha ministri Panariti, duhet të rishikojmë mundësinë e ndërhyrjes.

Në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA, janë të përfshirë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia.

(mi.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb