“Ultras Guerrils”, grupimi i zjarrtë në mbështetje të ekipit të Partizanit, përfundimisht e ka patur të pamundur për të ndjekur ekipin e zemrës në transfertën bullgare kundër Botev Plovdiv.

Partizani po luan ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së parë të “Europa League” dhe tifozët e nisur herët në mëngjes janë ndaluar në pikën kufitare të Bullgarisë prej gati 10 orësh duke e bërë të pamundur ndjekjen e ndeshjes në shkallët e stadiumit.

Me një postim në faqen e tyre në facebook, “Ultras Guerrils”, njoftojnë se e patën të pamundur të udhëtonin drejt stadiumit.
ultras guerrils
“Pas 10 oreve bllokim ne dalje te kufirit bulgar, te rrethuar nga forcat e shumta policore kontrollet dhe presione te shumta. Pas hetimit dhe procedimit pa shume baza i gjithe antareve, detyrohemi te kthehemi per ne Shqiperi …

Skenari i tyre ishte i qarte, moslejimi i UG per te qene prezent ne Burgas.

Botev we don’t give a fuck!”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb