Elseid Hysaj duhet të vendosë çfarë dihet të bëjë në vijimin e këtij sezoni dhe jo vetëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka edhe një vit e gjysmë të mbetur kontratë me Lacion, klub nga i cili përfiton një rrogë relativisht të lartë prej 2,8 milionë eurosh në sezon.

Klubi e ka nxjerrë përkohësisht jashtë planeve, duke mos e regjistruar në kampionat dhe Europë, teksa po kërkon që t’i gjejë një sistemim të ri. Por pakkush mund të përballojë rrogën e Hysajt dhe sipas mediave italiane, i vetmi destinacion që mbetet për momentin për mbrojtësin është Arabia Saudite.

Nga përtej Adriatikut raportojnë se ka pasur interes për lojtarin, por nuk është konkretizuar ende asnjë lëvizje e tillë. Gjithsesi, çdo klub që kërkon Hysajn duhet të garantojë minimalisht që ai do të përfitojë të njëjtën shifër sa merr aktualisht te Lacio, pra 4,2 milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës së tij me klubin bardhekaltër për një vit e gjysmë, që të sigurojë firmën e mbrojtësit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb