KINË


Një djalosh i vogël u shpëtua, pasi kishte ngecur në katin e 14, ku dhe jetonte. Ngjarja ka ndodhur në Kinë. Fëmija, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka mbetur i varur në ndërtesë dhe shpresonte që të shpëtohej nga dikush.


Kanë qenë fqinjët ata që kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar vogëlushin. Ngjarja ka ndodhur në provincën kineze Jiangsu. Mësohet se djali kishte hipur deri në atë lartësi, pasi kishte pasur kuriozitet të shihte nëse prindërit i kishin ardhur në banesë.


Shikoni pamjet dhe shihni sesi fqinjët e shpëtojnë mrekullisht djalin e vogël.

Etiketa: