Samuel Eto’o ka premtuar se do t’i blejë shtëpi ish-kapitenit të Kamerunit Norbert Owona, i cili është i pastrehë.

Owona, 67-vjeç, ka luajtur për Kamerunin në vitet 60 derisa u tërhoq përfundimisht nga futbolli në 1972. Sot ai jeton në kushte shumë të këqija pas një sërë ngjarjesh të tmerrshme.

Fillimisht ish-kapiteni humbi familjen e tij, pastaj u diagnostikua me hernie inguinale dhe në fund mbeti i pastrehë. Situata e mjerueshme e Owona alarmoi Eto-o, i cili i bëri një vizitë në spital dhe i dha para, thotë ish-futbollisti Josep Kamga për BBC.

Ai gjithashtu i premtoj 67-vjeçarit se do t’i blinte shtëpi. Owona i kishte shkruar edhe disa ministrave të qeverisë për gjendjen e tij, por duket se fjalët e ish-kapitenit kishin rënë në vesh të shurdhët.

Owona më herët ka deklaruar se nuk ishte në gjendje të merrte ndihmën mjekësore sepse nuk kishte para, pasi i kishte shpenzuar për gruan e cila vuante nga kanceri, por edhe për fëmijët.

Më në fund duket se dikush ka vënë dorën në zemër për ish-kapitenin e Kamerunit. Një gjest i mrekullueshëm nga ish-futbollisti i Interit, Barcelonës dhe Chelsea-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb