Analisti Genc Burimi në rubrikën “Opinion” në Neës24 tha se Kryeministri Edi Rama i seleksionon interpelancat në Kuvend në funksion të tij.

Burimi tha se Rama pranoi interpelancën lidhur me mbetjet e rrezikshme, pasi ai nuk mendon se është i përfshirë aq sa pretendon opozita që Kryeministri është i implikuar.

“Rama tha se dosja është nën hetim nga OLAF, ndërkohë që thotë se aty s’ka asgjë. Tani ose çështja është nën hetim dhe ne duhet të presim hetimin, ose nuk ka asgjë”, tha Burimi.

Ai u shpreh se ndoshta Edi Rama ka sinjalet se transporti i këtyre mbetjeve është bërë sipas të gjitha normave ndërkombëtare dhe ndaj ka pranuar interpelancën në Kuvend.

Analisti tha se Rama zgjodhi të hedhë vrer ndaj opozitës, edhe pse nuk ishte opozita ajo që ka denoncuar rastin.

“Kryeministri është pak nervoz, ka zëra se në përgjimet e Sky ECC kanë rënë peshq të mëdhenj. Sot ligji lejon që këto përgjime mund të merren si prova, por ka zëra se mund të shkohet në ndryshimin e ligjeve, ndaj edhe Edi Rama flet për fitoren e një shumice që mund të realizojë ndryshimet Kushtetuese, për ti dhënë imunitet vetes që e mbron nga hetimet”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb