TIRANË- Pasi abstenoi në parlament ligjin për importin e mbetjeve, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, i cili ka shpallur kandidaturën për kreun e kësaj force del hapur në mbështetje të shoqërisë civile. Megjithëse në maxhorancë, Spahiu thotë se do të marrë pjesë në protestën e shoqërisë civile.

Në një postim në “Twitter” Spahiu thotë se më 1 tetor do të jetë me shoqërinë civile në protestë, duke mbështetur rrjedhimisht edhe referendumin për këtë çështje.

“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë!”, shkruan Spahiu.

Shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë kundër ligjit që lijon importin e mbetjeve më 1 tetor. Nga ana tjetër kryeministri ka deklaruar se mbetjet që do të importohen janë të parrezikshme dhe i vijnë në ndihmë fabrikave të riciklimit në vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: