Ambientalisti Sazan Guri, në një lidhje live në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën e krijuar me anijen me mbetje toksike.

Ai u shpreh edhe nëse shteti është i përfshirë, edhe nëse nuk kishte dijeni, kjo e çon situatën në një pasiguri maksimale.

“Mbetjet toksike në Shqipëri, si qytetar jam i shqetësuar. Njoh efektin e këtyre mbetjeve. Më shqetëson fakti që qeveria mund të jetë pjesë në këtë që e bën një krim të organizuar. Në rast se qeveria nuk di gjë që anija dhe institucionet nuk dinë gjë, është po njëlloj e rrezikshme.

Kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë.

Mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb