TIRANE – “Rama e kupton mirë se ligji për importin e mbetjeve është gabimi më i rëndë i jetës së tij politike.” Kështu deklaroi në parlament deputetja demokrate Jozefina Topalli, e cila akuzoi kryeministrin Rama se po gënjen shqiptarët çdo ditë, për ti bindur se nuk e ka shkelur betimin e tij që nuk do të sillte kurrë plehra në Shqipëri.

“Vetëm sot kam dëgjuar të paktën 6 orë gënjeshtra. Të vjen të lesh sallën dhe të largohesh. Çdo gjë në fushatë e tij, në politikën e tij Rama e kishte bazuar në betimin e tij se nuk do sillte kurrë plehra. Flet çdo ditë të paktën dy tre ore që tu shpjegojë shqiptarëve që sa mirë që ju gënjeva ju mashtrova. Ndoshta ai e kupton më mirë se ky është gabimi më i rëndë i jetës së tij politike.”- deklaroi Topalli.

Sipas ish-kryetares së Kuvendit, “mafia po merr vendime në Shqipëri, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës.”

Akuzave të ish-kryetares së Kuvendit iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla, i cili ironizoi zonjën Topalli, duke i sugjeruar të ndryshojë profesion, sepse sipas tij, nuk e ka të gjatë në politikë.

“Deputetja parafolëse është duke u munduar të gjejë një profesion tjetër, pasi ky i politikës mesa duket dhe me ç’ka bërë ndërmend Luli, nuk e ka të gjatë. Pyeta Bruno Shllakun, me tha nuk bën as për aktore. Kështu që gjej ndonjë profesion tjetër. Mos bëj sikur të dhemb shpirti për të varfrit dhe për shkodranët.- u shpreh Balla.

Sipas Ballës, “i vetmi gabim që ka bërë qeveria me ligjin e mbetjeve, është që nuk e ka quajtur ligj për industrinë ricikluese, sepse s’ka të bëjë fare me plehrat”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: