Një mijë emigrantë kubanë mbërritën në qytetin meksikan të Ciudad Juarezit, në kufirin me SHBA-në dhe 400 të tjerë iu bashkuan një karvani të madhe me shtetas nga Amerika Qendrore, i cili po avancon drejt territorit amerikan në juglindje të Meksikës, raportuan sot burime zyrtare.


”Rreth 260 kubanë mbërritën ditën e hënë, të martën 252, të mërkurën 360 dhe të enjten u regjistruan 130 emigrantë. Një grup tjetër është në proces regjistrimi’’, njoftoi Enrique Valenzuela, koordinator i një institucioni i cili merr përsipër migrantët e Chihuahua, shtet ku ndodhet Ciudad Juarez.


Njëkohësisht, në ekstremin jugor të Meksikës, rreth 5 000 migrantë me shtetësi të ndryshme formuan disa karvane dhe po përshkojnë shtetin e Chiapas, në kufirin me Guatemalën, të orientuar drejt territorit amerikan, sipas institutit kombëtar të migracionit, INM.