Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e 41-vjeçarit turk, Ferhat Karakus të arrestuar në lidhje me kryerjen e transaksioneve me vlerë mbi 1 mln euro.
Mësohet se turku i arrestuar ishte kamufluar me një biznes fruta perimesh në Shqipëri.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se 41-vjeçari kishte hapur një tezge me fruta perime dhe e kishte regjistruar biznesin ne QKB, me synimin për ta zgjeruar me aktivitetet te tjera.
Ndërkohë karta që ka kryer transaksione ishte e hapur në Belgjikë, kartë të cilën e përdorte për transaksione të biznesit.
Krimi kibernetik po vijon hetimet për kapjen e personave te tjerë pasi dyshohet për një grup te strukturuar dhe ky fakt u zbulua pas kqyrjes se telefonit te shtetasit turk, ku kishte komunikime me persona te tjerë.
(BalkanWeb)