Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Qytetarët e bllokuar aty raportojnë se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë e të sëmurë, raporton për Balkan Web, gazetari Enver Doçi.

I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.

Shkak për këtë bëhen punimet për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.

Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb