TIRANË

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Ky takim mes shefit të qeverisë shqiptare dhe zyrtarit të lartë të DASH ka zgjatur rreth 100 minuta. Dita e sotme ka qenë intensive për zyrtarin E Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ai ka nisur fillimisht takimet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, ndërsa më pas ka vijuar takimin me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe me dy drejtuesit e partive kryesore opozitare, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Kriza dhe mungesa e dialogut është përcjellë me shqetësim të madh jo vetëm nga faktori politik vendas, por edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Ata kanë bërë thirrje për kapërcimin e ngërçit politik, i cili për fat të keq vijon të qëndrojë “këmbëkryq” prej muajsh në vendin tonë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: