Të paktën 100 militantë të grupit të konsideruar terrorist të Al-Shabaab janë vrarë së fundmi pas luftimeve me ushtrinë në Somali.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëvendësministri somalez i Informacionit, Abdirahman Yusuf Al-Adaala, i cili ka thënë se ushtria i kundërpërgjigj një sulmi të terroristëve ndaj një baze ushtarake.

Sipas agjencisë së lajmeve Sonna, militantët sulmuan bazën ushtarake me eksploziv fshatin Bula Hajji. Të paktën 100 militantë të Al-Shabaab u vranë, ndërsa nuk është e qartë sa viktima mund të ketë pasur në radhët e ushtrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: