TRIPOLI, LIBI

Më shumë se 120 persona janë vrarë, që kur një gjeneral ushtarak me ushtrinë e tij u vërsul në kryeqytetin e  Libisë, Tripoli, 10 ditë më herët.

Një përleshje mes dy milicive rivale ka sjellë si rrjedhojë shumë të vdekur, raportojnë burime të Kombeve të Bashkuara. Ushtria Kombëtare Libiane, udhëhequr nga ana e mareshalit Khalifa Hifter, filloi një ofensivë të papritur kundër Tripolit më 5 prill dhe po lufton me milicitë rivale të lidhura ngushtë me ndërkombëtarët, shkruan “Time”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 121 persona janë vrarë në luftime dhe 561 të tjerë janë plagosur. Nuk përcaktohet nëse të vrarët janë luftëtarë apo civilë. Zyra Humanitare për Çështjet Civile raportoi se si pasojë e situatës, mbi 13 mijë njerëz kanë lëvizur.

Ndërsa një pjesë e mirë e civilëve kanë mbetur të mbërthyer në disa zona të mbrojtura nga ndërkombëtarët.

Një shkollë u bombardua në qytetin e Ain Zara, rreth 15 kilometra në juglindje të Tripolit. Të dyja palët, ushtria e qeverisë aktuale dhe ajo e ish-gjeneralit të Gadafit kanë intensifikuar sulmet, ndërsa bota frikësohet nga një Siri e dytë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb