Të jesh i përgjegjshëm nuk do të thotë që të mbash përgjegjësi vetëm për veprimet e tua, por të tregosh vëmendje të veçantë edhe ndaj atyre, që me veprimet e tyre e kanë të pamundur që të jenë në pozita të njëjta me shumë prej nesh. Të jesh i përgjegjshëm me natyrën, me mjedisin që na rrethon e ku jetojmë, me ata që duan të shkollohen por nuk kanë mundësi, apo me njerëzit që për një arsye apo një tjetër, nuk gëzojnë ngrohtësinë, mbështetjen apo vëmendjen që kanë shumë prej nesh, janë vetëm disa nga dimensionet e të qenit i përgjegjshëm.

Përgjegjshmëria është lidhësja që bashkon angazhimin me rezultatin. Në fund të ditës, me atë që bëjmë për të tjerët, ne tregohemi të përgjegjshëm edhe ndaj vetvetes dhe suksesi ynë varet nga ajo çfarë ne bëjmë.

Grupi Balfin ka realizuar gjatë dy muajve të fundit, qershor-korrik 2019, një fushatë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse me një numër të madh të punonjësve të tij, në disa prej shteteve ku operon, dhe me impakt në sfera të ndryshme, si ajo sociale, mjedisi, edukimi, e kështu me radhë, në kuadër të një prej vlerave themelore të Grupit, atë të Përgjegjshmërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Atë që organizatave apo institucioneve të tjera të këtij profili i duhet një vit apo edhe më shumë kohë për ta zbatuar, punonjësit e Grupit Balfin e realizuan në një periudhë rekord prej 2 muajsh, duke ju gjendur pranë komuniteteve në shumë qytete të Shqipërisë, duke i kaluar kufijtë e vendit dhe duke i shtrirë aktivitetet edhe në Kosovë e Maqedoni.

Plot 21 kompani të Balfin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe mbi 2 mijë punonjës të angazhuar, dedikuan rreth 1.000 orë përfshirje vullnetare përmes 18 aktivitetesh dhe programesh të posaçme, të ideuara dhe organizuara deri në detaj nga vetë ata dhe që kishin në fokus: familjet në nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta, gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje, të moshuarit, individët me Sindromën Down, fëmijët jetimë, riciklimin e letrës apo të materialeve plastike si edhe pastrimin e ambienteve dhe fushatat ndërgjegjësuese për kauza të ndryshme. Kontributet e personale të punonjësve arritën një vlerë totale prej mbi 10.000 eurosh.

Grupi Balfin është tërësisht i fokusuar dhe i angazhuar në mbështetjen që i ofron komunitetit, proces i cili udhëhiqet nga drejtuesit më të lartë të grupit nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane.

Kontributi dhe impakti social
Aktiviteti dhe kontributi i dhënë gjatë kësaj fushate u fokusua tek:
Suporti dhe vëmendja ndaj fëmijëve dhe të rinjve me sindromën down në Shqipëri dhe Kosovë, me angazhimim e kompanive Fashion Group Albania, Jumbo Kosova dhe Neptun Kosova. Fashion Group Albania do të mundësojë punësimin e disa të rinjve që kanë këtë sindromë.

Të moshuarit dhe fëmijët jetimë, gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e të rinjtë me nevoja të veçanta. Shoqëritë e Grupit që u përfshinë ishin Albchrome, ACREM, Milsped/Stella Mare, Elektroservis, SPAR Albania, Balfin shpk, New CO Ferronikeli në Kosovë etj.

Pastrimi i mjedisit, riciklimi i materialeve plastike, ricklimi i letrës etj. Kompanitë kontribuuese ishin Balfin Real Estate, Green Coast dhe Mante TCI, Neptun Maqedonia, NetTrade (Aladini) dhe Tirana Bank.

Ndërgjegjësimi mbi rregullat e sigurisë në plazhe nga ana e Jumbo Albania i mbi 1200 klientëve ishte një risi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: