TIRANE – Mbi 200 pasagjerë presin prej 6 orësh për të udhëtuar drejt Italisë me avionin e kompanisë ”Blue Panorama”. Pasagjeret e linjës ajrore Tiranë-Bergamo janë të bllokuar në aeroportin “Nënë Tereza”, pa patur asnjë informacion se kur do të niset avioni i tyre.

Qytetarët thonë se avioni duhet të nisej në orën 16:45, por kur kanë kaluar më shumë se 6 orë, askush nuk jep shpjegime për shkaqet e vonesës, duke lënë të bllokuar në aeroport, të rritur, fëmijë e të moshuar.

Pasagjerët thonë se kjo vonesë u rrezikon vendet e punës në shtetin fqinj.
Ndërkohë, burime nga aeroporti i Rinasit bëjnë të ditur se avioni i “Blue Panorama” ndodhet në pistë, por ekipi i ka kryer orët e fluturimit, dhe kompania ende nuk ka dhënë përgjigje se kur do të niset avioni.

Më 30 gusht, 168 pasagjerët e avionit “Blue Panorama”, janë përballur me në situatë paniku, pasi ky avion ka pësuar defekt menjëherë pasi është ngritur në ajër. Avioni është nisur rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano. Ai ka fluturuar përreth 19 minuta, por nuk ka mundur ta vazhdojë më tej udhëtimin dhe është kthyer për tu ulur përsëri në Rinas.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: