Më shumë se 200,000 njerëz kanë ikur nga Libani për në Siri “si rezultat i sulmeve ajrore të Izraelit”, sipas Kombeve të Bashkuara.
Një përditësim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, ka treguar se ky numër përfshin edhe qytetarë libanezë, edhe sirianë që jetojnë në Liban.
Të dhënat nga qeveria e Libanit e çojnë totalin në 300,000.
Të premten, një sulm izraelit ka goditur pikëkalimin kryesor mes të dyja shteteve duke pamundësuar kalimin e automjeteve, raportoi BBC.
Ushtria izraelite ka thënë se goditi caqe të Hazbollahut në pikëkalimin Masnaa dhe pretendoi se grupi po e përdorte për të futur armë.
Njerëzit po vazhdojnë ta kalojnë kufirin në këmbë.