Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka reaguar ndaj sulmit rus me raketa i cili deri më tani ka numëruar mbi 32 të vdekur mes të cilëve dhe 2 fëmijë.

“Këtë mëngjes, mizoria ruse goditi përsëri, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë në qytetin e Sumy.

Një sulm barbar, i bërë edhe më i poshtër nga fakti se njerëzit ishin mbledhur paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave.

Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mediat sociale.

“Ky përshkallëzim i fundit është një kujtesë e trishtuar: Rusia ishte dhe është akoma agresori, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar. Evropa do të vazhdojë të kontaktojë partnerët e saj dhe të mbajë presion të fortë mbi Rusinë derisa gjakderdhja të ndalet dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës. Viktimat e sulmit të sotëm, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit janë në zemrat tona. Sot dhe çdo ditë. Evropa qëndron pranë Ukrainës dhe Presidentit Zelensky”, vijon ajo.

Presidenti Zelenski nga ana e tij ka falenderuar liderët evropianë për mbështetjen e tyre. Në rrjetet sociale Zelensky shkruan:

Sot, shumë liderë botërorë, diplomatë dhe njerëz të thjeshtë me zemër të madhe i shprehën ngushëllimet e tyre Ukrainës dhe popullit ukrainas. Ata dënuan sulmin rus. Falënderoj të gjithë ata që kujtojnë se luftërat mbarojnë kur krimet e luftës nuk harrohen – dhe kur

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb