SRI LANKA

Agjencia e lajmeve “Amaq”, e cila mbështet organizatën terroriste ISIS deklaroi se pas sulmeve në Sri Lanka është IS. “Ata që kryen sulmet me bomba në kishat e Sri Lankës janë njerëzit tanë, janë djemtë tanë”, thuhet në deklaratën e medias zyrtare të organizatës terroriste.

Kryeministri i vendit Ranil Wickremesinghe në një konferencë për mediat në kryeqytetin Kolombo tha se është e qartë se sulmet janë kryer nga “forca të jashtme”, kurse shtoi se rreziku është në nivel lokal, raportojnë mediat botërore.

“E gjitha që dimë është se sulmi është nga faktorë jashtë vendit dhe pasojat janë lokale”, tha kreu i qeverisë në Sri Lanka.

Të paktën 310 njerëz u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën të dielën kur shpërthime afërsisht të njëkohshme u zhvilluan në tetë vende në të gjithë vendin ishullor. Sri Lanka ndodhet në pjesën jugore të Indisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb