Mbi 40 mijë emigrantë pritet të mbërrijnë në Gjermani në dy ditët e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga autoritet lokale gjermane. Mynihu priti 3.600 emigrantë mëngjesin e së shtunës, ndërsa tashmë ai duhet të përballet me një fluks akoma dhe më të madh emigrantësh.


Kryetari i Bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter u bëri thirrje rajoneve të tjera që të bëjnë më shumë sa i përket pritjes akomodimit të refugjatëve të rinjë.


Qeveria gjermane po shqyrton mundësi të ndryshme, si ajo për të marrë nën kontroll banesa me qera të boshatisura për të strehuar në to refugjatët.


Ndërkohë Gjermania përveç valës së madhe të refugjatëve që ka trokitur në dyert e saj, po përballet dhe me qëndrimet e ndryshme të ekstremistëve të djathtë apo protestues nga krahu i majtë, sa i përket çështjes së refugjatëve.

(g.b/BalkanWeb)