Më shumë se 40 persona u vranë nga një grup personash të armatosur që sulmuan një fshat në shtetin Plateau të Nigerisë qendrore, thanë zyrtarët lokalë dhe mediat.

Dhjetra persona të armatosur të hipur mbi motoçikleta sulmuan fshatin Zurak në zonën e qeverisjes lokale Wase, duke vrarë “deri në 40 njerëz,” u tha gazetarëve komisioneri i informacionit për Plateau State. Jos Ibrahim Ashoms.

Shumë të tjerë u plagosën në sulm, pasi personat e armatosur qëlluan pa dallim ndaj banorëve, raportoi Gazeta Nation, duke cituar burime lokale.

Personat e armatosur gjithashtu u vunë zjarrin shtëpive, sipas raporteve të mediave lokale.

Sulmet e armatosura kanë qenë një kërcënim i madh për sigurinë në rajonet veriore dhe qendrore të Nigerisë, duke rezultuar në vdekje dhe rrëmbime.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb