Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, ka thënë se mbi 50,000 libanezë e sirianë që jetonin në Liban, tani kanë shkuar në Siri për t’u ikur sulmeve ajrore të Izraelit.

“Ndërsa 200,000 janë të zhvendosur brenda Libanit”, ka shkruar ai në platformën X.

Grandi ka shtuar se operacione ndihme po ndërmerren për të ndihmuar të gjithë ata që janë në nevojë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka punuar me qeverinë e Sirisë dhe partnerët për të shpejtuar procedurat për të hyrë. Zyrtarët kanë thënë se Siria po lejon libanezët të futen për kohë të pacaktuar për aq sa ata kanë ndonjë dokument me emër.

Me konfirmimin e vrasjes së komandantit të Hezbollahut nga Izraeli, tani gjendja konsiderohet delikate dhe e rrezikshme për Libanin. Frika e ndërkombëtarëve ka qenë që lufta të zgjerohet edhe më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: