Konfliktet që janë ndezur në pjesën lindore të DR Kongos kanë detyruar më shumë se gjysmë milioni njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i muajit, tha të martën ministri i jashtëm i vendit afrikan.

“Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet me mbi 500,000 njerëz të zhvendosur brenda në provincat Kivu Veriore dhe Jugore vetëm në janar,” tha Therese Kagikwaba Wagner, duke folur gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi krizën në vazhdim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb