Bota pret që popullsia e saj të vaksinohet 100% ndaj COVID-19 për të shpëtuar nga pandemia, por një rast i pazakontë vjen nga Afrika Lindore.

Shteti i Seychelles që ka vaksinuar deri më tani 61.4 % të popullsisë, po përballet me rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Ky shtet i vogël në formë arkipelagu ka 98 mijë banorë, por rezulton se ka 2 mijë e 700 raste aktive me COVID-19, 33% prej të cilëve kanë qenë plotësisht të vaksinuar.

Autoritetet vendase bashkë me OBSH konstatojnë nga ana tjetër se kjo është diçka e pritshme, duke lënë të nënkuptohet se dhe pasi bota të vaksinohet plotësisht, infektimet mund të mos ndalen.

Seychelles që tashmë konsiderohet një histori suksesi, duket se është dhe një shenjë që bota duhet t’i ruhet varianteve dhe llojeve të tjera të viruseve pasi vaksinat nuk janë kura totale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb