Në emisionin “Vetting” në News24 është trajtuar çështja e tenderave publikë, ku 77% e tyre, të evidentuara nga gazetarët, janë fituar pa garë, nga një grup kompanish. Janë plot 650 mln euro që kanë kaluar nga buxheti i shtetit në arkën e disa kompanive në 4 vite, që rezultojnë fituese të tenderave pa garë.
Shumica e tenderave janë organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit, i cili në mars 2024 është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas SPAK, Berberi dyshohet për korrupsion pasiv për 3 tendera te Autoriteti Rrugor Shqiptar, si dhe për pastrim parash. Një ish drejtor tjetër, që ka organizuar disa tendera, ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët është Ergys Verdho, i cili aktualisht drejton shoqërinë publike Hekurudha Shqiptare dhe është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Nëpërmjet të dhënave të përpunuara nga “Open Data Albania”, “Vetting” ka analizuar 40 tenderat më të mëdhenj për periudhën 2020-2023, ku bie në sy mungesa e garës, e cila ka indicie për korrupsion.
“Vetting” ka evidentuar se nga 40 tendera, 31 ose 77% e tyre janë me flamur të kuq pasi janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit, duke u shpallur automatikisht fituese kompania e mbetur në garë. Vlera e totale e tenderave me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë. Pra, në 4 vite 650 milionë euro fonde publike u janë akorduar pa garë një grupi kompanish, të cilat gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga institucionet publike.
Nga raportet e Agjencisë së Prokurimeve Publike evidentohet se vetëm për vitin 2023 janë realizuar 1218 procedura tenderash me vetëm një kompani të vetme, që ka dorëzuar ofertën dhe 24 % e procedurave kanë dështuar.
Sipas ekspertit Muharrem Çakaj, fitimi i një kontrate me një vlerë pothuajse sa fondi limit është një flamur i kuq, i cili duhet të ngrejë të gjitha alarmet e mundshme, që kjo procedurë ka diçka që nuk shkon.
“Realizueshmëria e procedurave publike në vitin 2023 është diku te 76%, pra gati cereku i procedurave të prokurimit publik dështojnë? E di pse dështojnë? Sepse nuk janë shpallur fitues operatorët që autoritetet duan prandaj dhe vlerësimi im është që ky proces është pjesërisht transparent dhe pjesërisht objektiv”, shpjegoi eksperti Çakaj.
Disa prej këtyre tenderave dhe kompanive janë nën hetim nga SPAK së bashku me drejtuesit e institucioneve që kanë miratuar këto kontrata.
Shumica e tenderave janë organizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit, i cili në mars 2024 është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas SPAK, Berberi dyshohet për korrupsion pasiv për 3 tendera te Autoriteti Rrugor Shqiptar, si dhe për pastrim parash. Një ish drejtor tjetër, që ka organizuar disa tendera, ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët është Ergys Verdho, i cili aktualisht drejton shoqërinë publike Hekurudha Shqiptare dhe është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Në një komunikim zyrtar për “Vetting”, SPAK deklaroi se ka nisur hetimet për “shpërdorim detyre” për nënpunësit e përfshirë në procesin e prodhimit, shpërndarjes dhe administrimit të energjisë elektrike prej 10 tetorit 2021, ku vet Verdho ka qenë administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.