Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në Kastri të Igumenicës. Ai dyshohet se që nga fundi i tetorit kishte kryer një seri vjedhjesh në zonë, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër-arresti nga Prokuroria e Prevezës.

Në mënyrë të veçantë, i arrestuari është lokalizuar në një zonë të pyllëzuar nga një ekip special i policisë që ishte ngritur për këtë qëllim, pas kontrolleve të kujdesshme, në kuadër të hetimit të vjedhjeve të ndodhura në zonën e gjerë të Igumenicës.

Siç rezultoi nga hetimet policore, nga data 21.10.2024 deri në ditën e djeshme, 36-vjeçari kishte kryer shtatë vjedhje banesash, nga ku kishte marrë sende me vlerë prej 50700 euro dhe një shumë prej 1640 eurosh.

Gjatë arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar sende me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune.
Gjithashtu u konstatua se ai kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërkohë që ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti.

I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij për vjedhje të dalluara dhe shkelje të legjislacionit për të huajt është dërguar në Prokurorinë e Thesprotisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb