94 persona mbetën të plagosur pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar këtë mëngjes në Malatya të Turqisë.

Guvernatori i Elazığ, Numan Hatipoğlu tha se 94 persona u plagosën dhe 2 ndërtesa u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Mes orës 10.46 dhe 13.44, kur ndodhi tërmeti me magnitudë 5.9 ballë, pati 77 pasgoditje në rajon, me magnitudë që varionin nga 0.7 në 3.

Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror, Şanlıurfa, Kahramanmaraş, Siirt, Dijarbakır dhe Elazığ.

Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: