Mbi një mijë persona janë evakuuar nga rajoni Altani Krai në Siberi, pasi shkrirja e borës shkaktoi përmbytje të mëdha.

Departamenti rajonal i Ministrisë së Emergjencave i tha Radios Evropa e Lirë se 1,225 shtëpi janë përmbytur në këtë rajon.

Zëdhënsja e këtij departamenti, Alyona Seleznyova tha se mbi një mijë persona janë evkauuar. Rajoni Altai Krai gjendet në kufi me Kazakistan.

Më 26 mars, zyrtarët në rajonin fqinj në Kazakistanin lindor kanë thënë se mbi 750 persona janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve, shkruan rel. Në qytetin Glubokoye dhe Shemonaikha është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: