Kastrioti u largua i pamposhtur nga kryeqyteti, festoi për pikën e marrë që i mban ende në valle për të siguruar një biletë për në elitën e futbollit shqiptar. Festa e krutanëve në dukje ishte e pakuptimtë, fundja vijojnë të jenë 2 pikë larg Tiranës por ekipi i Bledar Devollit shpreson shumë që të parakalojnë bardheblutë javën e ardhshme, llogaritë e tyre nuk janë pa logjikë. Tirana udhëton javën e parafundit në transfertë kundër Laçit.

Mema
Mema

Është e qartë se ekipi i Memës nuk do të ketë asnjë lehtësi në këtë transfertë, kjo për shumë arsye. E para dhe arsyeja sportive, kurbinasit janë ende në garë për të siguruar një vend në Europë, fitorja kundër Tiranës është e domosdoshme për këtë objektiv. E dyta, jo sportive, dy ekipet periudhën e fundit u përfshinë në një luftë të vërtetë sportive dhe jo vetëm, sherri pas sfidës së tretë sezonale ndërmjet tyre bëri xhiron e mediave, një sherr që u vijua edhe pas sfidës së kthimit në Kupë. Tirana është e vetëdijshme se kundër Laçit duhet të japin më shumë se 100% i tyre për të dalë me një rezultat pozitiv.

Devolli
Devolli

Kastrioti nga ana e tij pret në stadiumin “Redi Maloku”, Teutën. Durrsakët nuk e kanë siguruar matematikisht europën, do të japin gjithçka për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo transfertë por Kastrioti ka konfirmuar se në shtëpinë e tyre janë të pamposhtur. Nëse mbijetesa nuk vendoset këtë javë, atëherë peshorja anon sërish nga Tirana. Në javën e fundit bardheblutë presin Flamurtarin ndërsa Kastrioti luan në transfertë kundër Kukësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb