MEMALIAJ – KELCYRE

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar dy shtetas, të cilët akuzohen për prodhim të shitjeve të lëndëve narkotike.

Uniformat blu kanë vënë në pranga një të ri në Këlcyrë dhe një në Memaliaj, Tepelenë. Ndaj tyre rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes të drogës.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë – Memaliaj

Goditen dy tentativa për kultivim të narkotikëve

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.Z., 27 vjeç, banues në fshatin Bubës, Këlcyrë. Në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I.Z. u gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin Sh.K. kryetar i fshatit Bubës.

—————————-

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I.Gj., 41 vjeç dhe A.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Gjonçaj, Memaliaj.

Në afërsi të banesave të këtyre shtetasve u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin G.A., kryetar i fshatit Gjonçaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb