Tre vëllezër kanë rënë në pranga pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Brebulla”, u arrestuan shtetasit me inicialet K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Aksioni në fjalë u ndoq me metoda speciale të hetimit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin bimë narkotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, si dhe është hetuar për një periudhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit. Të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: