Real Madrid po shndërrohet në një supermarket me shumë yje por jo për të gjithë ka vend. 6 lojtarë janë transferuar deri më tani në shtëpinë e bardhë duke e dërguar në 37 numrin e futbollistëve që Zidane ka në dispozicion. Ky është një numër shumë i lartë që shkon dhe përtej rregullores pasi sipas ligjeve të La Ligas një skuadër nuk mund të federoj më shumë se sa 25 futbollistit. Në këto kushte Perez dhe stafi i tij drejtues duhet të sistemojnë jo pak por 12 lojtarë.

Navas
Navas

Në portë kanë 4 opsione, ku vetëm Courtois e ka vendin e sigurt. I sakrifikuari pritet të jetë Keylor Navas por sipas kushteve të tij, Navas kërkon të largohet me parametra zero drejtë PSG.

Marcelo
Marcelo

Në mbrojtje, ardhja e Mendy kishte vetëm një kuptim, Marcelo bën mirë të gjej një skuadër të re por çuditërisht braziliani bën pjesë në listën e të paprekshmëve, i sakrifikuari do të jete i riu Reguilon. Largohet edhe The Hernandez, ndërsa nuk preken Sergio Ramos, Varae, Dani Carvajal dhe Odriozola.

Isco
Isco

Në mesfushe përveç mister 100 milionëshit, Eden Hazard, të paprekshëm janë edhe Kroos, Casemiro, Modric dhe i riu Valverde. Nuk ka hapësira për James Rodrigues, Kovocic, Ceballos dhe Marcos Llorente. Mbetet për u vlerësuar situata e Isco, të gjithë të dhënat të dërgojnë se Reali është i gatshëm ta shes por jo pa marrë fillimisht 100 milion euro nga kartoni i tij.

Bale
Bale

Në sulm, Benzema, Vinicius Junior dhe dy të afruarit rishtas, Rodrygo e Jovic janë të paprekshëm. Asensio është gjithashtu në listën e lojtarëve që Zidane kërkon ti mbajë në skuadër por gjithçka varet nga ndonjë ofertë e minutave të fundit. Në dalje, Marioano Diaz, Meyoral dhe De Tomas mund të largohen në çdo moment, i njëjti diskutim edhe për Lucas Vazques. I sakrifikuari i madh është Gareth Bale, një nga të paktët lojtarë që mund të sjellë shumë para në Madrid.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb