SERBI-Lista Serbe e Aleksandër Jablanovici i ka cilësuar nacionaliste deklaratat e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama bere dje gjate mbledhjes se përbashkët të dy qeverive shqiptare.

Kjo parti, pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë thotë se e sheh deklaratën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në BE si kërcënim për serbët e Kosovës. “Në territorin e Kosovës nuk jetojnë vetëm shqiptarë por edhe një numër i madh i popujve të tjerë që nuk e ndajnë këtë mendim me kryeministrin shqiptar. Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që fuqishëm ta dënojë këtë deklaratë nacionaliste së pari për shkak që nuk shërben për paqen në Ballkan dhe që vjen nga dy palë që nuk janë pjesë e BE’së”­thuhet në një deklaratë për mediat të kësaj partie.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb