SERBI- Ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakovic duke reaguar mbi mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, ka deklaruar se vendi i tij nuk mundet dhe nuk do të reagojë qetësisht ndaj krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Sipas Selakoviç, “Ata nuk duhet ta fshehin këtë sepse synimi është Shqipëria e Madhe dhe se Bashkimi Europian duhet ta kundërshtojë atë”.

Deklarata e ministrit serb të Drejtësisë erdhi pas firmosjes së një sërë marrëveshjesh mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosoves.

Selakoviç nënvizoi se ndërsa Serbia dëshiron të ketë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë dhe që serbët dhe shqiptarët e Kosovës të jetojnë në paqe, Beogradi nuk do të reagojë qetësisht ndaj formimit të Shqipërisë së Madhe. “I bëjmë thirrje Bashkimit Europian ta kundërshtojë këtë” deklaroi ministri Serb i drejtësisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: