TIRANË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e fundit për vitin 2019, ka zgjedhur disa drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës, Elbasan, Durrës, Fier, Pukë dhe në Lushnje. Komisioni i Karrierës fillimisht për Prokurorinë në Kukës në Këshill solli tre emra, si Edmond Kariqi, Fahrije Vata dhe Rita Gjati. Anëtarët e KLP-së pas shqyrtimit të emrave votuan me 6 vota pro kandidaten e listuar Rita Gjati, e cila do të drejtojë këtë institucion për tre muajt e ardhshëm.

Më poshtë lisat e emrave të zgjedhur nga KLP-ja në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në disa qytete të vendit.

Votimet e KLP-së:

Kukës- Me 6 vota pro Keshilli voton prokuroren Rita Gjati ( Bazaj, Balla, Seiti, Cani, Esmeralda Cami, Beluri) si Drejtuese të Prokurorosë prane Shkalles se Pare Kukes me caktim te perkohshem 3-mujor.

Elbasan- Miratohet me 6 vota pro ( Ibrahimi, Seiti, Balla, Esmeralda Cami) projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazi ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.

Lushnje dhe Fier- Miratohen me 10 vota pro Violeta Shkurta ne pozicionin te drejtuesit te Prok se Shkalles se Pare Fier dhe Arben Dyla ne pozicionin te drejtuesit te Prok se Shkalles se Pare Lushnje.

Pukë- Miratohet me 9 vota pro (kunder Besnik Cani), projektaktit për caktimin e përkohshëm të Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në Lezhë, ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Durrës- Miratohet me 9 vota pro, Ersmeralda Keshi kunder, projektaktit për caktimin e përkohshëm të Alma Bramo, aktualisht prokurore në Pukë, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: