Sot pasdite, PD ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar në lidhje me hapat që do të ndërmarrë për reformën zgjedhore.


Gazetari Osman Stafa raporton për “News 24” se në mbledhjen e Partisë Demokratike janë diskutuar një sërë pikash sa i takon reformës zgjedhore.


PD dhe aleatët e saj kërkojnë transparencë të plotë të mënyrës sesi financohen partitë politike në vend, e po ashtu kanë përgatitur edhe draft për votim elektronik.


Tjetër pikë e diskutuar nga selia blu është edhe shmangia de votimeve familjare. Partia Demokratike ka prezantuar një plan për të shmangur votimet familjare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb