TIRANË – Është mbajtur këtë të martë mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit.
Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se Grupi Parlamentar i PD-së së Rithemelimit ka vendosur të autorizojë Gazment Bardhin si përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve.
“Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, që vjen pak përpara Mbledhjes së Kryetarëve. Grupi ka zgjedhur Gazment Bardhin që t’i përfaqësojë ata në Konferencën e Kryetarëve”, deklaroi gazetari Stafa.
Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit u mbajt me debate e tensione.
(BalkanWeb)