TIRANE

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme nga personeli i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë zbardhur edhe vendimet. Ashtu siç tha më herët edhe dekani i FHF, Sabri Laçi në një deklaratë për media këtë javë pedagogët e këtij fakulteti do të zhvillojnë protestë, deri në shfuqëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Vendimet

Vendimi
Vendimi

Vendimet

Asambleja e personelit akademik e thirrur në seancë të jashtëzakonshme nga Dekani, Prof.dr. Sabri Laçi, për të diskutuar rreth situatës në FHF dhe propozimin e zgjidhjeve, u mblodh sot, më dat 6 shkurt 2019.

Pas konstatimit se situata mbetet shqetësuese që prej dhjetorit 2018, pedagogët e vendosën:

1.Të rikonfirmojnë mbështetjen për kërkesat e drejta të studentëve dhe të garantojmë angazhimin e tyre për përmbushjen e detyrimeve të programeve mësimore

2.të shpallim protestë në mjedisit e fakultetit deri në fund të kësaj jave dhe, nëse do jetë e nevoshme edhe në vijim, një ditë në javë, deri në plotësiomin nga ana e qëverisë të Ligjit për Arsimin e Lartë, shfuqëzimine  VKM-ve. Nr.777, Nr.781, Nr 781, Nr, 783, si dhe të urdhrave Nr.183, Nr.184, Nr 185 të datës 26 dhjetor 2018, të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe liritë akademike.

3.Të krijohen grupe pune për vazhdimësinë e reagimit në FHF, koordinimin me asambletë e fakulteteve të UT-së dh atyre të IAL-ve të tjera publike, me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare, me synim ndërgjegjësimin e opinionit për të drejtat e studentëve dhe të stafeve akdademike, si dhe për detyrimet që ka qeveria shqiptare për respektimin e tyre, përmes miratimit të akteve ligjore dhe nënligjore të konsultuara paraprakisht me IAL-të publike dhe aktorët e tjerë, si dhe duke siguruar mbështetjen financiare të nevojshme.

4-Të organizojmë debate mbi problemet e krijuara në IAL-të publike në Shqipëri, të cilat do t’u bëhen të ditura gjithë aktorëve të interesuar për zgjidhjen e tyre, me qëllim garantimin e arsimit publik cilësor në Republikën e Shqipërisë.

Vendimi i Asamblesë së Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës:

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb