Është zbardhur fjala e Flamur Nokës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se deputeti i PD Flamur Noka në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike tha se duhet të takohen veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha. Noka tha se protesta më 11 korrik duhet të jetë madhështore.
Flamur Noka: Kryetari i Partisë përshkroi arritjet e PD-së në këtë periudhë. Pika e parë e diskutimeve është bashkimi.
Drejtuesit e PD-së, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrijmë dorën e bashkimit për demokratët si edhe jodemokratë, por që janë kundër Qeverisë.
Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu (Basha).
Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri ynë është i burgosur politik pa provë, fakte dhe akuzë.
Një regjim autokratik që të asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose te nxjerrë jashtë ligjit atë. Regjimi ka zgjedhur të burgos liderin tonë.
Degët e PD-së kanë grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fletëpalosje do të jenë të gjitha pikat përse i ftojmë qytetarët në protestë. Do të realizohet dhe spoti, i cili do të shpërndahet masivisht. Sensibilizimi është shumë i rëndësishëm.
Kryetarët e degëve, anëtarët e KK që janë pjesë e grupeve të punës të jenë në çdo rrugë, takime me qytetarë për t’i ftuar ata në protestë. Ashtu sikundër vepruam në protestën e 20 shkurtit.
(balkanweb)