TIRANË- Është mbledhur sot Këshilli Tatimor nën drejtimin e Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ministri deklaroi që në nisje se në fokus është thjeshtimi i procedurave tatimore, duke theksuar se qeveria ka marrë vendim për të mos ndryshuar barrën fiskale.

“Të rrisim fuqinë e Këshillit Tatimor. Në fokus, thjeshtimi i procedurave tatimore ndërkohë që aksioni anti-informalitet ndodhet në fazën e dytë të tij. Qeveria ka marrë një vendim për të mos ndryshuar barrën fiskale. Qeveria vendosi që taksat të mos ndryshohen”, tha Ahmetaj.

Ministri kërkoi transparencë për mbledhjen e të ardhurave, qëllim të cilit i shërben platforma dixhitale që sipas tij, do bëhet funksionale.

“Do bëjmë funksionale platformën dixhitale. Çdo platformë IT në fillim ka problemet e veta. Takimi i sotëm është një provë që jemi të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar vërejtjet dhe opinionet tuaja dhe rrugët për t’i rregulluar”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: